Deputetja e LDK-së: Kërkoni ndihmë nga ndërkombëtarët për zbardhjen e krimit në Gllogjan

PUBLIKUAR

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se për zbardhjen e krimit në Gllogjan të Deçanit duhet të kërkohet ndihmë nga ndërkombëtarët, në rend të parë te institucionet e sigurisë amerikane.

Këtë reagim Bajrami e ka bërë pasi autori apo autorët e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit ndodhen akoma në arrati.

“Prej pasluftës janë mbi 400 vrasje të pazbardhura. Secila vrasje duhet të zbardhet dhe posaçërisht vrasja e dy nxënësve dhe shoferit që ndodhi të premten në Gllogjan të Deçanit”, shkruan Bajrami ndër të tjera.

Reagimi i saj i plotë:

Zbardheni krimin në Gllogjan, kërkoni ndihmë edhe nga ndërkombëtarët

Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, Agjencia Kosovare e Inteligjencës duhet të japin përgjegjësi bashkërisht për mungesë të rezultateve në zbardhjen e vrasjeve në Gllogjan të Deçanit.

Nëse institucionet tona s’po bien në gjurmë të vrasësit/vrasësve, atëherë duhet kërkuar ndihmën te miqtë tanë. Në radhë të parë te institucionet e sigurisë amerikane.  Prej pasluftës janë mbi 400 vrasje të pazbardhura. Secila vrasje duhet të zbardhet dhe posaçërisht vrasja e dy nxënësve dhe shoferit që ndodhi të premten në Gllogjan të Deçanit.

Qeveria e Republikës së Kosovë nuk duhet të kursejë asgjë për të zbardhur vrasjen e trefishtë.

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...