Tërhiqet shorti i play-offit për Kupën e Botës, këto janë të gjitha ndeshjet

PUBLIKUAR

Sot në Cyrih është tërhequr shorti për fazën e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës për tri vendet e fundit nga Evropa që do të marrin pjesë në Botëror.

Ajo çfarë bie më së shumti në sy është grupi C, ku Italia dhe Portugalia në rast fitoreje në gjysmëfinalet e tyre mund të takohen në finale dhe vetëm njëra mund të kualifikohet tutje.

Në grupin A, Skocia përballet me Ukrainën fillimisht dhe fituesi i këtij takimi do të përballet me fituesin e sfidës tjetër mes Uellsit dhe Austrisë.

Në grupin B Rusia takohet me Poloninë në gjysmëfinale dhe fituesi përballet me fituesin tjetër mes Suedisë dhe Çekisë, shkruan Gazeta Express.

Në grupin C është situata më e nxehtë. Në gjysmëfinale fituesi i takimit mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut do të përballet me fituesin e takimit tjetër mes Portugalisë dhe Turqisë.

Kjo nënkupton se nuk ka gjasa që t’i shohim në Botëror edhe Italinë edhe Portugalinë, pas njëra patjetër se do të eliminohet në këtë play-off.

Image

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...