Punë e vështirë për liderin e Superligës

PUBLIKUAR

Gjilani do ta vizitojë Llapin në super-formë, Ballkani e Drita presin fitore, vështirë edhe për Prishtinën

BKT Superliga e futbollit vazhdon në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 16-të.

Dueli kryesor do të luhet të dielën, kur Llapi do ta presë Gjilanin.

Lideri i ligës elitare do të ketë punë mjaft të vështirë pasi do ta vizitojë një ekip që po kalon nëpër një formë të shkëlqyeshme.

Gjilanasit e morën primatin të enjten pasi e mundën rivalin lokal, Drita.

Nga ana tjetër, llapjanët vijnë nga fitorja ndaj Drenicës dhe mjaft të motivuar.

Prandaj, “Skifterat” duhet të djersiten shumë për të nxjerrë pikë në Podujevë.

Llapi e pati një fillim të zbehtë të sezonit, ndërsa sot është njëri prej ekipeve më të fuqishme në Superligë.

Ndërkohë, Ballkani llogarit në fitore ndaj Feronikelit të pafuqishëm, shkruan “Gazeta Express”.

Therandasit ndërkohë do ta presin edhe një gabim të Gjilanit, për ta rimarrë kreun e tabelës. Fitoren në shtëpi e kërkon edhe Drita, e cila e pret Dukagjinin.

Megjithatë, ekipi nga Klina ka ditur të jetë kundërshtar i papërshtatshëm në disa raste.

Punë të vështirë në fundjavë ka edhe Prishtina, e cila do ta vizitojë Ulpianën.

Lipjanasit janë këndellur kohëve të fundit dhe do të mundohen t’i mbajnë pikët në shtëpi.

Nga ana tjetër, kampionia e Kosovës nuk duket aspak bindëse këtë sezon. Të gjitha ndeshjet do të fillojnë në orën 13:00. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...