Edhe Shkurte Gashi ka përkrahur Fifin,
Këngëtarja kosovare Fifi dje i ka dhënë fund eksperiencës së saj në shtëpinë e Big Brother Vip, shkruan lajmi.net.
Filloreta Raçi ka vendosur të largohet nga shtëpia e famshme në Shqipëri me arsyetimin se i duhet të merret më shumë me veten.

Krejt kjo erdhi pas alivanosjes së Fifit në mbrëmjen e së martes pas debatit që pati me opinionisten Balina Bodinakun.

Të shumtë kanë qenë miqtë që e kanë përkrahur këngëtaren duke e parë si një konkurrente tepër të fortë aty brenda.
Pas Florit dhe Brunos dje ka reaguar me një mesazh mbështetës edhe këngëtarja Shkurte Gashi.
““Ti je fituese e dashur, për ndjenjat e bukura që na dhurove”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/



