“Nuk po marr dot frymë këtu brenda”, fjalët e Fifit pasi vendosi që të tërhiqej nga Big Brother VIP

PUBLIKUAR

Fifi pak më parë ka vendosur që të tërhiqet nga shtëpia e Big Brother VIP.

Ajo tha se dëshiron të largohet nga loja pasi nuk po ndihet mirë dhe se do që t’i përkushtohet shëndetit të saj mendor.

Artistja shqiptare theksoi se nuk po mund të marrë më frymë brenda, gjersa kjo vetëm se po i bën dëm.

Foto: Facebook

“Dua t’ju informoj se unë duhet të lë sot shtëpinë. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë dhe për këtë duhet të merrem pak me veten”.

“Duhet të kujdesem për veten dhe nuk mund të vazhdoj më. Nuk po marr dot frymë këtu brenda”, tha Fifi, teksa disa nga banorët shpërthyen në lot pas largimit të saj”, ka thënë më tej ajo.

Foto: Facebook

Lajmi për largimin nga BBV bëri që të gjithë të shpërthejnë në lot, ndërsa këngëtarja ua la të gjithëve nga një send për kujtim.

Tërheqja e Fifit nga loja duket se erdhi pak ditë pas zënkës me opinionisten Balina Bodinaku, gjë që shkaktoi debat të madh edhe jashtë programit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...