Në Lipjan sot filloi fushata ” 16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës ndaj gruas” kështu është njoftuar përmesë faqës zyrtare të Komunës së Lipjanit.
Këshilli Komunal për Mbrojtjen e Viktimave të Dhunës në Familje dhe në Baza Gjinore i kryesuar nga Fjolla Ibrahimi e i mbështetur nga zyra e kryetarit të komunës, në kuadër të aktivizimit 16-ditor të fushatës kundër dhunës në baza gjinore sot ka sot ka filluar me aktivitete të shumta përcjellëse, duke marshuar nga oborri i objektit komunal drejt sheshit në qytetin e Lipjanit për ndërgjegjësimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve se dhuna ndaj gruas dhe familjes është akt që shkel të drejtat e njeriut.
Marshit i’u bashkuan nënkryetari i Komunës Fauz Xhemajli, drejtorë komunal, asambleist, shoqata e OJQ të ndryshme si dhe qytetarë të tjerë.
Kjo fushate do të vazhdoj deri me 10 dhjetor, njëherit do të bëhet edhe promovimi i të drejtës dhe barazisë gjinore.




