Refuzohen të pabazuara dy ankesa lidhur me zgjedhjet në Kllokot

PUBLIKUAR

Gjykata Supreme ka pranuar ankesat e fundit të kandidatëve për kryetarë dhe asamblistë në zgjedhjet lokale 2021, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Me aktgjykimin AA.nr 81/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si te pabazuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, sipas të cilit, Listës Serbe i është shqiptuar dënim me gjobë në lartësi prej 10,100.00 euro, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët, për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të datës 14.11.0221.

Me aktgjykimin AA nr. 82/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik, GI Srpska Narodna Sloga, e paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.  Ankesa e S.S., kandidat për kryetar të komunës Kllokot, nga subjekti politik, GI Srpska Narodna Sloga  po ashtu lidhet me vendimin e PZAP-së sa i përket shitblerjes së votave në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në këtë komunë.

Ndryshe, me aktgjykimin AA.nr 84/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka pranuar si pjesërisht të bazuar ankesën e kandidatit B.Xh., nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Dragash, dhe ka ndryshuar vendimin e PZAP-së, Anr. 1143/2021 në pjesën e II të dispozitivit të tij, duke urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të organizojë përsëritjen e procesit të votimit nga jashtë, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021, për kryetar të komunës së Dragashit.​

SHIKO MË SHUMË

Veliu: Abdixhiku të marr përgjegjësinë për dështimin, kërkesat për dorëheqjen e tij janë legjitime dhe të drejta

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka reaguar sërish për zhvillimet në...

Nisin të dalin 100 euro për studentët

Tashmë kanë nisur të dalin 100 eurot për studentët. Kjo është bërë e ditur nga...

Haxhiu: Fillimisht formimi i qeverisë, pastaj zgjedhja e presidentit

Pas përmbylljes së procesit të certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe...