Griezmann e pranon: Milani ishte superior ndaj nesh

PUBLIKUAR

 

Kjo fitore, e cila ishte e para, e mban Milanin në garë për të kaluar në mesin e 16 më të mirëve.

“Ata na studiuan mirë neve. Plani i jonë për lojën nuk funksionoi. Milani ishte superior”, tha Griezmann.

Si pasojë e humbjes, Atletico Madridi tani është i fundit në Grupin B, me 4 pikë, aq sa ka edhe Milani në vendin e parafundit.

“Ne duhet të përmirësohemi dhe të luajmë më mirë në ndeshjen e fundit në grup”, shtoi ai.

Liverpooli e ka fituar grupin tashmë pasi i ka grumbulluar 15 pikë, pra maksimumin nga pesë ndeshje, ndërsa Porto është e dyta me 5 pikë.

Atleticos i duhet ta mposhtë Porton patjetër për të kaluar tutje dhe të shpresojë se Milani nuk fiton ndaj Liverpoolit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...