Ish-drejtoresha e KEK-ut: Kosova s’rrezikohet nga kriza energjetike

PUBLIKUAR

sh-drejtoresha e Korporatës Energjetike të Kosovës, Pranvera Dobruna-Kryeziu ka thënë se Kosova nuk rrezikohet nga kriza energjetike. Ajo në emisionin “Frontal”, në T7, tha se për shkak të mosplanifikimit adekuat gjendja ka ardhur në këtë pikë, shkruan Gazeta Express.

Dobruna shtoi se Kosova nuk ka krizë energjetike, por ka krizë të politikave.

“Ne nuk jemi në krizë energjetike, sepse energji ka në rajon, por sa është e përballueshme ajo për qytetarët është çështje tjetër. Ajo nuk quhet krizë energjetike, por është një mosplanifikim adekuat që e ka lejuar që të vjen deri këtu. Një kohë të gjatë, Kosova nuk ka qenë nën ndikimin e burimeve të ripërtrishme, e cila me ngul i ka ndal projektet e thëngjillit, të ujit, tani të gazit. Është një qasje kundër të gjitha projekteve që të ofrojnë energji bazë. Prandaj Kosova nuk ka krizë energjetike por ka krizë të politikave”, ka thënë ajo, në emisionin “Frontal”, në T7.

SHIKO MË SHUMË

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...