Interesim i madh i nxënësve për t’u vaksinuar kundër COVID-19 në Prishtinë

PUBLIKUAR

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se interesimi i nxënësve të gjimazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë, për t’u vaksinuar kundër COVID-19, ka qenë i madh sot, raporton Gazeta Express.

Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, ka nisur sot vaksinimi përmes ekipeve mobile në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ku të pranishëm ishin edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha -Bunjaku dhe sekretari i përgjithshëm i MSh-së, Naim Bardiqi.

“Shkolla është vendi ku çdo i ri takohet me dijen dhe me shkencën. U bëj thirrje gjithë nxënësve të shkollave të përfitojnë nga ekipet tona e të vaksinohen, sepse nxënësit janë e ardhmja e shoqërisë”, tha sot zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku.

Me këtë rast, zëvendësministrja Gexha Bunjaku dhe Sekretari Bardiqi, në cilësinë edhe të prindërve, përcollën nga afër edhe vaksinimin e fëmijëve të tyre.

Zëvendësministrja Gexha-Bunjaku dhe Sekretari Bardiqi, sipas MSH’së thanë se përmes  shembullit personal duan t’i sigurojnë dhe inkurajojnë prindërit për vaksinimin e fëmijëve të tyre si rrugën më të mirë për t’i mbrojtur ata dhe për të siguruar mbajtjen e shkollave hapur.

“Shkolla është vendi ku çdo i ri takohet me dijen dhe me shkencën. Një nga zbulimet më të rëndësishme shkencore në dy shekujt e fundit ka qenë vaksina. Pa vaksina, shumë sëmundje nuk do të kaloheshin kaq lehtë sot. Edhe gripi dikur ka qenë një pandemi vdekjeprurëse në gjithë botën, të cilën njerëzimi e mposhti vetëm përmes vaksinave, dhe sot gripi konsiderohet ndër sëmundjet e lehta e të zakonshme”, tha Ministrja Gexha.

Ajo theksoi se  Qeveria e Kosovës e Ministria e Shëndetësisë kanë siguruar vaksinat më cilësore në tregun botëror, pa pagesë, derisa u shpreh se tashmë këto vaksina administrohen pa termin, kudo, pavarësisht vendbanimit apo shtetësisë.

Zëvendësministrja Gexha u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen për ta fituar betejën kundër COVID-19.

“U bëj thirrje gjithë nxënësve të shkollave të përfitojnë nga ekipet tona e të vaksinohen, sepse nxënësit janë e ardhmja e shoqërisë. Rastësi, në këtë shkollë ndjekë mësimet edhe bija ime e madhe, e cila u vaksinua sot bashkë me shoqet e shokët e saj. Me këtë rast  shpreh një falënderim e mirënjohje për administratën e shkollës për organizimin dhe profesionistët shëndetësor që janë në krye të detyrës”, tha Zëvendësministrja Gexha.

“Procesi i vaksinimit me ekipe mobile në shkolla do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, ndërkohë që u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të moshës mbi 12 vjeçe që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e krijuara për t’u vaksinuar kundër COVID-19, duke qenë që nuk kanë nevojë për terminë, dhe mund të vaksinohen kudo në Kosovë”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

SHIKO MË SHUMË

Përplasjet e fundit, Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së: Së shpejti do të mblidhen organet e partisë

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ilir Ferati, ka thënë se së shpejti do të...

Limaj poston video nga koha e luftës me Tahir Sinanin: Mos prekni themelet e lirisë për interesa e përplasje ditore

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka publikuar një video nga koha e luftës, ku...

Deklarimet e Hazirit se LDK e do presidentin, Ilir Ferati: Mendimet e tij politike janë shumë të thella

Kreu i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, i cili është edhe Sekretar i LDK’së,...