Anglia i beson Southgatet, trajneri e vazhdon kontratën

PUBLIKUAR

Gareth Southgate do të vazhdojë ta drejtojë Kombëtaren e Anglisë.

Në fakt, Federata Angleze e Futbollit ka njoftuar se e ka vazhduar bashkëpunimin me selektorin aktual.

Ai do t’i drejtojë “Tre Luanët” edhe tri vjet, përcjell “Gazeta Express”.

“Këtu për të qëndruar. E kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Gareth Southgate e ka vazhduar kontratën me Tre Luanët deri në vitin 2024”, njofton Federata Angleze.

Anglia bëri paraqitje të mira në Euro 2020 nën drejtimin e Southgate duke shkuar deri në finale.

Ndërsa, në kualifikimet e Botërorit 2022 e mbylli grupin si lidere dhe do të jetë pjesë e Katarit.

Ndërsa, Southgate pritet ta drejtojë Anglinë deri pas përfundimit të Euro 2024. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...