Interi e mposht Napolin dhe ia shkakton humbjen e parë në një ndeshje dramatike

PUBLIKUAR

Interi e ka mposhtur 3:2 Napolin në një ndeshje dramatike të dielën, duke ia shkaktuar liderit të Serie A disfatën e parë këtë sezon dhe njëkohësisht duke iu afruar në vetëm katër pikë.

Hakan Calhanoglu, Ivan Perisic dhe Lautaro Martinez shënuan nga një herë secili për një fitore tejet të vuajtur të zikaltërve në Giuseppe Meazza, pasi Piotr Zielinski dhe Dries Mertens kishin shënuar për vizitorët, raporton Gazeta Express.

Interi ishte i vetëdijshëm se ky takim ishte mundësia e tij më e mirë për t’iu afruar kreut, duke e parë edhe humbjen e Milanit kundër Fiorentinës një ditë më herët.

Skuadra e Simeones vuajti shumë por ia doli ta mundë për herë të parë këtë sezon ekipin lider të Luciano Spallettit.

Përkundër disfatës, Napoli vijon të jetë lider me 32 pikë, aq sa ka edhe Milani.

Interi mbetet i treti, por tani me 28 pikë, pra vetëm katër larg kreut.

Pas pak raporti i plotë

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...