Është tashmë zyrtare, Arlind Ajeti është pjesë e Padovas.
Ai u ble pas dëmtimit të argjentinasit. Nahuel Valentini.
Mbrojtësi, i cili ka qenë pjesë e Shqipërisë edhe në “Francë 2016”, ka folur shkurtimisht në prezantimin e tij te skuadra që garon në Serie C.
Objektivi i tij është i qartë, të ndihmojë Pandovan, të punojë shumë, të jap më të mirën në ndërkohë të fitojë formën e dikurshme për të zënë një ditë sërish vend në Kombëtare.
“Jam i lumtur që klubi më ka dhënë këtë mundësi. E di historinë e këtij klubi dhe e di se si funksionon. Jam optimist sepse shoh që të gjithë këtu duan të shkojnë në Serie B”, ka thënë fillimisht Ajeti.
“Kohët e fundit nuk jam thirrur nga Shqipëria dhe shpresoj që thirrja të vijë. Dua të rifitoj një fanellë falë këtij klubi. Nuk prisja të qëndroja pa skuadër për kaq shumë kohë pas largimit nga Reggiana, por Covid ka komplikuar gjithçka. Tani shpresoj të jem i gatshëm për disa javë”.
Ajeti ka nënshkruar me Padova deri më 30 qershor 2022 dhe ka një klauzolë që e zgjat marrëveshjen edhe për një sezon, nëse skuadra e tij ngjitet në Serie B.
Ajeti në të kaluarën ishte pjesë e klubeve si Frosinone, Torino e Crotone në Serie A, por shkaku i disa rrethanave nuk arriti të ruajë atë formën e mirë, por tani synon të punojë shumë për t’u rikthyer aty ku ishte. /Gazeta Express/


