Neuer mund ta vazhdojë kontratën me Bayernin

PUBLIKUAR

Portieri gjerman mund të mbetet pjesë e Bayern Munichut deri në vitin 2025. Veterani i portës mund të pensionohet me këtë rast tek gjiganti bavarez

Manuel Neuer mund të mbetet në Bayern Munich edhe për një kohë të gjatë.

Portieri gjerman i ka avancuar negociatat me gjigantin bavarez për vazhdimin e kontratës.

Përfaqësuesi gjerman dëshiron të mbetet në “Allianz Arena”, raporton mediumi gjerman “Sport1”, përcjell “Gazeta Express”.

Bayerni dhe Neueri mund ta nënshkruajnë kontratën e re, e cila do të zgjasë deri në vitin 2025.

35 vjeçari ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me drejtuesit e Bayernit.

Kështu, ai mund ta mbyllë karrierën në ekipin me të cilin fitoi gjithçka. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...