Sterling mund të përfundojë në Arsenal!

PUBLIKUAR

Sulmuesi anglez është i hapur për t’iu bashkuar ekipit londinez nëse dështon pista Barcelona për të

Raheem Sterling është i vendosur për t’u larguar nga Manchester City.

Sulmuesi anglez është në kërkim të klubit të ri.

Dhe, “TransferMarketWeb” raporton se përfaqësuesi anglez ia ka hapur dyert e transferimit edhe Arsenalit.

Pra, nëse vendos të qëndrojë në Premierligë, ish-futbollisti i Liverpoolit mund të përfundojë në “Emirates Stadium”, përcjell “Gazeta Express”.

Ndërkohë, interesim për sulmuesin e rrezikshëm qe një kohë ka shfaqur edhe Barcelona.

Sterling nuk po ndihet rehat me situatën aktuale të tij në “Etihad Stadium” dhe pritet të largohet prej aty.

Nuk përjashtohet mundësia që ai t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga kampioni aktual anglez qysh në janar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...