Plenkoviq në Prishtinë: Kosova dhe Serbia ta arrijnë marrëveshjen

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova dhe Serbia duhet ta gjejnë një mënyrë për ta arritur marrëveshjen, raporton Gazeta Express.

“Të gjejnë mënyrën e vazhdimit të dialogut, respektimin e marrëveshjeve. Kroacia është e interesuar të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën dhe t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë”, tha Plenkoviq.

Plenkoviq, gjatë vizitës së tij në Kosovë tha se shteti i tij është partner i madh i Kosovës në rrugën e saj drejtë Bashkimit Evropian dhe liberalizimit të vizave.

Ai deklaroi se të dy vendet do të angazhohen për bashkëpunim ushtarak.

I pyetur se a duhet Serbia të shkojë në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovës, ai ka theksuar se në fund duhet të vijë edhe deri pika e njohjes reciproke Prishtinë-Beograd.

Tutje, Plenkoviq është shprehur se e përkrahin tërësinë territoriale të Kosovës, por edhe njohjen me Serbinë.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...