Tahiri: Jemi në disponim, kjo do të jetë datë historike për AAK-në

PUBLIKUAR

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka thënë se kjo datë do të jetë historike për AAK-në.

Ai u shpreh se në komunat ku garojnë në balotazh kanë informacione pozitive nga atje.

“Në komunat ku ne garojmë kemi marr informacione se pasdite ka pasur një dalje më të mirë, nuk kemi pasur probleme të theksuara. Ajo që për ne është me rëndësi, është që ky proces të kaloj sa më mirë. I ftojmë ata qytetarë që ende nuk kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre, të dalin dhe ta ushtrojnë atë të drejtë. Për AAK jam i bindur që kjo datë ka me qenë historike për konfirmimin e fuqisë tonë politike në zgjedhjet lokale. Jemi në disponim dhe po e presim me bindje të thellë mbylljen e procesit”, tha Tahiri.

Kurse Muharrem Nitaj theksoi se gjatë ditës kanë pranuar informacione për disa incidente në komunën e Junikut, derisa ka apeluar që qytetarët të mos ndikohen nga këto. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...