Avni Dehari: Kush nuk voton sot, nuk ka të drejtë të ankohet nesër

PUBLIKUAR

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve, raporton Gazeta Express.

Dehari përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se ai që nuk voton sot, nuk ka të drejtë që të ankohet nesër.

Dehari ka thënë se me votën që hedhin sot në kuti, qytetarët do të vendosin për të ardhmen e suksesshme në komunën ku jetojnë.

Postimi i plotë:

Kush nuk voton sot, nuk ka të drejtë të ankohet nesër!

Vota juaj ka forcën e çelësit magjik, që hap dyert e mbarësissë! Me votën, që sot hidhni në kuti, ju vendosni për të ardhmen tuaj të suksesshme katërvjeçare në komunën ku jetoni!

Ne e hodhëm votën tonë në kuti, hidheni edhe ju!

SHIKO MË SHUMË

Hapet thirrja për aplikim për ofrues dhe programe të trajnimit për mësim

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM), duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 12/2023...

Kurti i pret zyrtarët publikë në ballkonin e qeverisë, i inkurajon që të takohen aty për t’u koordinuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para nisjes së pushimeve të verës tha se mblodhi...

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj...