Nënkryetari i shtabit të LDK’së në Junik thotë se janë manipulime raportimet për arrestimin e Ruzhdi Shehut

PUBLIKUAR

Djali i kandidatit të LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, është intervistuar sot nga policia nën dyshimet se ka tentuar të votojë më shumë se një herë.

Për këtë, nënkryetari i shtabit të LDK’së në Junik, Zenun Shala ka thënë për T7 se nuk janë të informuar, raporton Gazeta Express.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos merren me lajme të tilla pasi që sipas tij ato janë manipulime.

“Unë ju bëj thirrje krejt qytetarëve të Junikut që të mos merren me këtë rast, mos të merren me shantazhe, mos të merren me manipulime të oponentëve tanë politik, por le të dalin në zgjedhje sepse kjo ditë është e garantuar për ta me kushtetutë”, ka deklaruar ai.

Shala ka thënë se nëse ka diçka në lidhje me raportimet e sotme, atëherë me këtë duhet të merren organet e rendit.

“Sa i përket këtyre rasteve, nëse ka diçka le të merren organet e rendit, përndryshe ne si shtab nuk kemi informacione të tilla. Ne nuk kemi kësi far informacione, por nëse ka ndonjë rast të tillë le të merren organet e rendet. Prapë edhe njëherë iu bëj thirrje krej qytetarëve të Junikut që të mos merren me kësi lajme të rreme, me shantazhe të ndryshme, por le të dalin sa më shumë në zgjedhje dhe të jenë zgjedhjet sa më të rregullta sepse këtë e meriton Juniku. Gjendja është pak e tensionuar sepse në Junik kanë mbërri edhe delegacione prej partisë së Aleancës, krejt Aleanca është momentalisht në Junik“, ka shtuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Hapet thirrja për aplikim për ofrues dhe programe të trajnimit për mësim

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM), duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 12/2023...

Kurti i pret zyrtarët publikë në ballkonin e qeverisë, i inkurajon që të takohen aty për t’u koordinuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para nisjes së pushimeve të verës tha se mblodhi...

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj...