Kurti nderoi pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike të rënë në Kosovë

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka marrë pjesë në përkujtimore në nderim të katërmbëdhjetë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Britanike, të rënë në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s dhe KFOR-it.

Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada britanike në Prishtinë, mbështetur edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës, në nder të Ditës së Përkujtimit, u bënë homazhe para Memorialit të Dëshmorëve Britanikë, në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.

Në këtë ceremoni përkujtimore, të rënët u nderuan edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ambasadori britanik Nicholas Abbott.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...