Përqindja në zgjedhje deri në orën 15:00 sipas KQZ’së

PUBLIKUAR

15:00 – 23,98% e qytetarëve kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar deri në këtë orë sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

12:02 – 89 mijë e 911 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar deri në këtë kohë, raporton Gazeta Express.

Kështu është bërë e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në komunën e Mamushës kanë votuar 17,62 për qind e qytetarëve me të drejt vote, në atë të Junikut 16,70 për qind, në Kllokot 11,84 për qind, në Shtime 10,91 për qind dhe në Prishtinë 8,96 për qind.

11:00 – Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat e para për përqindjen e daljes së qytetarëve në zgjedhje.

Sipas KQZ-së, deri në orën 11:00 në Kosovë 7,75%, apo 19 mijë e 545 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Nga këto të dhëna vërehet se komuna e Mamushës prinë me numrin më të madh të personave që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar. 17,62 për qind apo 744 qytetarë. Ndërsa përqindja më e vogël është regjistruar në komunën e Rahovecit ku vetëm 4.01% e qytetarëve kanë dalur për të votuar.

Më poshtë gjeni të dhënat e KQZ-së për secilën komunë:

Podujevë 9,17%

Istog 7.28%

Klinë 5,26%

Vushtrri 6,59%

Prishtinë 9,17%

Obiliq 7,95%

Gllogovc 6,39%

Fushë Kosocë 9,59%

Kamenice 9,34%

Malishevë 7,35%

Gjakovë 6,09%

Rahovec 4,01%

Prizren 5,21%

Dragash 4,49%

Shtime 11,60%

Gjilan 7,05%

Viti 7,11%

Kllokot 13,81%

Kaçanik 7,34%

Mamushë 17,62%

SHIKO MË SHUMË

Hapet thirrja për aplikim për ofrues dhe programe të trajnimit për mësim

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM), duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 12/2023...

Kurti i pret zyrtarët publikë në ballkonin e qeverisë, i inkurajon që të takohen aty për t’u koordinuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para nisjes së pushimeve të verës tha se mblodhi...

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj...