Xavi i interesuar ta rikthejë edhe Alcantaran në Camp Nou

PUBLIKUAR

Barcelona po shikon mundësinë e ri-nënshkrimit të Thiago Alcantara nga Liverpool , sipas raportimeve.

Liverpool Echo ka zbuluar disa informacione të brendshme nga gazetari portugez Pedro Almeida, i cili thotë se Xavi do të ishte i interesuar ta kthente mesfushorin në Spanjë.

Thiago doli nga akademia e Barçës dhe bëri 100 paraqitje për klubin, duke shënuar 11 gola. Ai luajti së bashku me Xavin midis viteve 2009 dhe 2013, përpara se të vazhdonte karrierën e tij në Bayern Munich.

Image

Ka pasur disa lëvizje për të siguruar nënshkrimin e Thiagos, me Xavin që tashmë është takuar me Joan Laporta për të diskutuar nënshkrimin e një lojtari që thuhet se është “shumë i vlerësuar” nga menaxheri i Barcelonës.

30-vjeçari ka bërë shtatë paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin deri më tani këtë sezon dhe së fundmi është rikthyer në lojë nga një dëmtim në kyçin e këmbës në humbjen 3-2 të Reds ndaj West Ham United.

Ai iu bashkua klubit nga Merseyside në shtator të vitit 2020 nga Bayern Munich dhe u paraqit 37 herë për klubin deri më sot, duke shënuar një herë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...