Nga e hëna duhet t’i keni të vendosura pajiset dimërore në veturë, ndryshe gjobiteni me kaq para

PUBLIKUAR

Nga dita e hënë me 15 nëntor, nis sezoni i dimrit për veturat në Kosovë, ku nga kjo datë e deri me 15 mars, bëhet vendosja e gomave të dimrit.

Gomat e dimrit janë të dizajnuara veçanërisht për motin e ftohtë dhe me borë.

Gjatë kësaj periudhe, shoferët janë të obliguar të pajisin veturat e tyre me goma të tilla.

Ligji për rregullat e trafikut rrugor, Neni 227 pika parë thotë se gjatë sezonit dimëror, nga 15 nëntori deri më 15 mars, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor duhet t’i kenë pajisjet dimërore.

Gjithashtu gjatë kushteve dimërore ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe i bashkësisë së mjeteve të cilat nuk i kanë të vendosura pajisjet dimërore.

Shoferët që nuk e respektojnë këtë Nen dënohen për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh.

SHIKO MË SHUMË

Hapet thirrja për aplikim për ofrues dhe programe të trajnimit për mësim

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM), duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 12/2023...

Kurti i pret zyrtarët publikë në ballkonin e qeverisë, i inkurajon që të takohen aty për t’u koordinuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para nisjes së pushimeve të verës tha se mblodhi...

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj...