Lakers turpërohen nga Timberwolves, Dallas fiton derbin teksan falë Luka Doncic

PUBLIKUAR

Pas dy fitoresh radhazi pas kohës shtesë te Los Angeles Lakers ndihet lodhja me skuadrën kaliforniane që u shkërmoq brenda në Staples Center nga Minnesota Timberwolves duke marrë një humbje turpëruese me shifrat e thella 83-107.

Mungesa e LeBron James u ndje shumë këtë herë te 17-herë kampionët e NBA, pasi yjet e tjera të ekipit nuk arritën të bënin asgjë për të evituar këtë humbje.

Lideri i miqëve nga Minneapolis ishte Karl Anthony-Toëns autor i 29 pikëve ndërkohë që te Lakers, Anthony Davis shënoi 22 pikë ndërsa Rusell Westbrook 20 pikë të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar disfatën e 6-të në 13 takime për skuadrën e Frank Vogel.

Vijoi ecurinë pozitive Brooklyn Nets që mori fitoren e 7-të në 8 ndeshjet e fundit pasi triumfoi përballë Neë Orleans Pelicans me rezultatin 120-112, në parketin e këtyre të fundit duke thelluar krizën e Pelicans që pësuan humbjen e 9-të rresht. Me 39 pikë 5 rebound dhe 12 asiste James Harden ishte më i miri mbi parket për skuadrën nju-jorkeze, ndërkohë që 28 pikë të tjera në këtë sukses i shtoi Kevin Durant.

Në derbin teksan festoi Dallas Mavericks. Falë paraqitjes fantastike të dyshes Luka Doncic-Kristaps Porzingis, Dallas triumfoi me shifrat 123-109 brenda në AT@T Center të San Antonios duke marrë fitoren e 8-të në 12 takime, ndërsa Spurs humbjen e 8-të në po aq ndeshje. Thjeshtë fantastik slloveni Doncic me një triple-double teksa koleksionoi në total 32 pikë, 12 rebound dhe 15 asiste, ndërsa spikati edhe letonezi Porzingis me 32 pikë.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...