Cristiano Ronaldo i dhuroi momentin e vitin vajzës, Addison Whelan, të enjten në mbrëmje, kur ai i dha fanellën e tij 11-vjeçares pas barazimit 0-0 mes Portugalisë me Irlandën.
Addison vrapoi në fushë në stadiumin ‘Aviva’ pas ndeshjes, duke iu shmangur rojeve të sigurisë dhe iu drejtua Ronaldos.
Nuk është hera e parë që ylli i Manchester United është përballur me një njeri që futet në fushë dhe përgjigja e tij ishte plot klas.
Ai i udhëzoi rojet e sigurisë që të largoheshin dhe i dha Addison fanellën e tij nga ndeshja.


