Krerët e lartë të FFK-së përzihen në fushatën e zgjedhjeve, shprehin publikisht preferencat e tyre!

PUBLIKUAR

Edhe pse sporti nuk bën të përzihet me politikë, zyrtarë të lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës sikur kanë dalë prej vetes.

Krerët e lartë të shtëpisë së futbollit kosovar, si anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Flamur Bunjaku, e po ashtu ushtruesi i detyrës së sekretarit gjeneral të FFK-së, Taulant Hodaj, i kanë shprehur publikisht preferencat e tyre për zgjedhjet komunale (gara e balotazhit), që mbahen të dielën në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Bunjaku, i cili njëherësh është edhe kryetar i Dritës së Gjilanit, e ka shkruar një status në favor të kryetarit aktual të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili në balotazh të dielën do të sfidohet nga Alban Hyseni i VV-së.

Kurse, ushtruesi i detyrës së sekretarit gjeneral të FFK-së, Taulant Hodaj, e ka bërë një status në rrjetet sociale në favor të Shaqir Totajt të PDK-së, i cili në balotazh e sfidon kryetarin aktual të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka nga radhët e VV-së.

Këto opinione bien ndesh me statutin e FFK-së, ku thuhet se Federata është neutrale në çështjet e politikës, fesë dhe e ndalon çdo formë të diskriminimit politik. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...