Zgjatet afati i konkursit për aplikim për ushtarë të FSK-së

PUBLIKUAR

Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara për tu bërë ushtarë të FSK-së se afati i konkursit për rekrutim vazhdohet deri më datën 22.11.2021.

Të gjithë kandidatët të cilët deri më tani kanë konkurruar, nuk kanë nevojë për rikonkurrim.

Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes, procedurat e testimit dhe kriteret, si dhe dokumentet e kërkuara për aplikim, ju lutemi të klikoni në linqet:

https://mod.rks-gov.net

https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply.

“Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00. Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes, të gjithë të rinjve dhe të rejave, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike, iu garanton proces të drejtë dhe transparent, në zbatim të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...