Eriksen drejt Ajaxit

PUBLIKUAR

Mesfushori danez nuk do të kthehet më në Inter dhe po sheh përpara në rikthimin e tij në fushën e blertë

Pesë muaj më parë, jeta e Christian Eriksenit ka ndryshuar përgjithmonë.

Mesfushori danez kishte pësuar sulm në zemër teksa po luante për Danimarkën në Euro 2020.

Nga ajo kohë, futbollisti kualitativ nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje.

Eksperienca e tij në Inter me këtë rast ka marrë fund pasi në Itali nuk i lejohet të luajë me defibrilator.

Kështu, ish-futbollisti i Tottenhamit tash po shikon përpara, përcjell “Gazeta Express”.

Ai do të mundohet të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në sezonin 2022/2023.

Dhe, me gjasë 29 vjeçari do të rikthehet në klubin e tij të dikurshëm, Ajax.

Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që ai të rikthehet edhe në atdhe, në ekipin Odense.

Eriksen nuk mund të ndahet nga futbolli, prandaj planifikon t’i kthehet atij në vitin 2022. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...