Blendi Idrizi beson në paraqitje të mirë ndaj Greqisë

PUBLIKUAR

Blendi Idrizi ka shprehur zhgënjimin e tij pas humbjes së Kosovës në ndeshjen miqësore kundër Jordanisë, por beson në paraqitje shumë më pozitive ndaj Greqisë.

“Dita e djeshme (e mërkurë) ka qenë e vështirë, sepse kemi qenë paksa të demoralizuar, por besoj që krejt jemi profesionistë dhe e kemi analizuar secili për veti atë paraqitje dhe prej sot duhet të shohim përpara drejt ndeshjes së radhës”.

“Duhet ta analizojmë të gjithë atë ndeshje si staf dhe të shohim se çfarë ka shkuar gabim. Kundër Greqisë duhet të tregojmë se loja e djeshme ka ndodh njëherë dhe nuk duhet të ndodhë sërish. Duhet të kallëzojmë një fytyrë ndryshe”.

“Atje shkojmë për të dhënë maksimumin dhe për të arritur fitore”, është shprehur mesfushori i Schalkes.

Kosova nesër (e premte) do ta zhvillojë stërvitjen e radhës e kompletuar, derisa të shtunën në mëngjes do të udhëtojë në Athinë.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...