Kërkesë për paraburgim ndaj tre personave për falsifikim të parasë

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj tre të pandehurve, L.Q., H.L., dhe H. Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se me 20 tetor 2021, në Malishevë, në një këmbimore, tre të pandehurit L.Q., H.L., dhe H. Sh., duke qenë në dijeni se paratë janë të falsifikuara, të njëjtat i vënë në qarkullim në shumën totale prej 1900 dollarë.

I dëmtuari R.B, kishte dyshuar në falsifikimin e parave, duke lajmëruar rastin në polici.

Raporti i ekspertimit, i datës 05 nëntor 2021, ka rezultuar që paratë të jenë falsifikim i plotë, dhe pas veprimeve operative nga ana e policisë, është arritur të bëhet identifikimi i të dyshuarve.

Të pandehurit, me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 10 nëntor 2021. /Telegrafi/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...