Presidenti i Barcelonës, Laporta i propozoi Man Cityt shkëmbimin e katër lojtarëve

PUBLIKUAR

Barcelona dhe Manchester City zhvilluan bisedime të mëdha për shkëmbimin e disa lojtarëve në afatin kalimtar të verës së fundit.

Klubi nga Camp Nou ka pasur një verë shumë të ngarkuar, ku përfunduan me largimin e dy prej yjeve kryesore, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann.

Megjithatë, drejtuesit e klubit ishin të interesuar të zvogëlojnë humbjen e yjeve duke sjell emra të rinj në klub.

Sipas mediumit Radio Cataluyna, presidenti i Barçës, Joan Laporta i propozoi Cityt një shkëmbim kompleks me katër lojtarë.

Laporta ishte i përgatitur të krijonte një marrëveshje që do të shihte sulmuesin Ousmane Dembele dhe mbrojtësin Ronald Araujo duke u shkëmbyer me Raheem Sterling dhe Aymeric Laporte.

Në fund të fundit, marrëveshja dështoi me Sterling që hezitoi të transferohej te Barca në atë kohë.

Megjithatë, qëndrimi i Sterling ka ndryshuar që atëherë këtë sezon, me reprezentuesin anglez që flet hapur për ambiciet e lëvizjes jashtë vendit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...