Zyrtare: Steven Gerrard emërohet trajner i Aston Villës

PUBLIKUAR

Steven Gerrard është emëruar trajner i Aston Villës, duke nënshkruar marrëveshje trivjeçare e gjysmë me klubin e Premierligës.

Villa njoftoi të enjten se e ka emëruar legjendën e Liverpoolit dhe ish-trajnerin e Rangers në postin trajnerit, raporton Gazeta Express.

“Klubi i Futbollit Aston Villa me kënaqësi njofton se e kemi emëruar Steven Gerrardin trajner të ekipit”, thuhet në njoftimin e Villës.

Gerrard e udhëhoqi Glasgow Rangersin drejt titullit të kampionit në Premiershipin e Skocisë sezonin e kaluar, duke e përfunduar sezonin pa humbje.

Villa u pajtua t’ia paguajë klubit skocez një shumë prej rreth 4 milionë eurove për Gerrardin.

41-vjeçari e udhëhoqi Rangersin nga qershori i vitit 2018 deri në nëntor të këtij viti.

Gerrard do ta zëvendësojë të shkarkuarin Dean Smith në Villa Park.

Villa renditet e 16-ta në Premierligë këtë sezon, vetëm dy pikë larg zonës së rënies nga liga pas 11 ndeshjeve të para të sezonit.

Ndeshja e parë e Gerrardit në stolin e Villës do të jetë kundër Brightonit në Premierligë më 20 nëntor./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...