Kosova po humb në “Fadil Vokrri”

PUBLIKUAR

Është mbyllur pjesa e parë mes Kosovës dhe Jordanisë që po zhvillohet në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas 45 minutave lojë, “Dardanët” befasisht po humbasin 0-1 në shtëpi.

Derisa Dardanët po dominonin ndeshjen dhe po kërkonin golin e parë në këtë takim, mysafirët i befasuan të gjithë duke realizuar golin e epërsisë, për t’i heshtur tifozët në stadium.

Për 0-1 shënoi në minutën e 18-të, Baha Faisal, raporton Express.

Më pas, Kosova sërish pati kontrollin e ndeshjes, tentoi të krijojë dhe të shënojë golin e barazimit, por nuk ia doli.

Në pjesën e dytë, Kosova do të tentojë që të përmbysë gjithçka dhe të marrë fitore qëdo të ndihmonte skuadrën të ngritë moralin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...