Nis epoka pas Challandes, Kosova zbret në fushë me formacionin 3-4-3

PUBLIKUAR

Kombëtarja e Kosovës do të përballet nga ora 18:00 me Jordaninë në Prishtinë, në një ndeshje miqësore, e cila do të jetë e para pas shkarkimit të trajnerit, Bernard Challandes.

Primoz Gliha do ta udhëheqë ekipin kombëtar të Kosovës kundër jordanezëve në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Gazeta Express.

Kosova dhe Jordania, kombëtarja e 90-të në renditjen e FIFA-s, nuk janë takuar asnjëherë më parë deri tani.

Katër futbollistë të ftuar për këtë ndeshje miqësore dhe për takimin e fundit kualifikues për Kupën e Botës me Greqinë u larguan nga Kombëtarja për shkaqe të ndryshme.

Elbasan Rashani u lëndua me ekipin e vet Clermont në Ligue 1 të dielën, njëlloj si Zymer Bytyqi.

Lirim Kastrati dhe Bersant Celina kërkuan leje mungese nga FFK-ja.

Kosova:

Jordania:

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...