Napoli e shokon Insignen për kontratën e re, i kërkon ta ulë pagën 50%

PUBLIKUAR

Lorenzo Insigne mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit me fanellën e Napolit.

Agjenti i sulmuesit të Italisë ka konfirmuar se lojtari është i shokuar me propozimin e kontratës së re nga Napoli.

Insignes i skadon kontrata më 2022 dhe Napoli është e gatshëm të rinovojë me lojtarin, por befasia është paga, pasi kërkon që futbollisti ta ulë pagën për 50%.

“Atij i skadon kontrata në qershor 2022. Napoli ka ofruar një kontratë të re me një pagë 50% më të ulët dhe Lorenzo u befasua nga ky propozim. Jemi në bisedime dhe do të shohim”, tha ai për ‘Il Roma’.

Sa i përket transferimit në Amerikë, ai u përgjigj: “Thashethemet për MLS për Insigne janë krejtësisht të rreme”.

Lojtarin e duan në Premierligë dhe LaLiga, kështu që s’do të ishte problem gjetja e një klubi të ri që do t’i ofronte pagë më të madhe. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...