Kurti me tubim modest në Llap, dalin pak njerëz për ta pritur

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur sot një tubim modest në Llap. Pavarësisht paralajmërimit se i pari i Qeverisë do të ishte për një tubim në Podujevë, pak njerëz janë mbledhur për ta pritur, raporton Express.

Në një video të dërguar në redaksinë e Gazetës Express, shihet se numri i qytetarëve që kanë dalë për ta pritur Kurtin është i vogël.

Por, këtë herë, llapjanët e kanë pritur të parin e ekzekutivit edhe me flamurin shtetëror, që dikur Kurti e quante “lara-lara”.

Pak qytetarë ishin mbledhur edhe gjatë një tubimi tjetër gjatë fushatës për zgjedhjet e 17 tetorit, ku ishte pjesëmarrës Kurti.

Se Kurti do të merrte sot pjesë në tubim ka njoftuar kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi.

“Me kryeministrin Albin Kurti, ju mirëpresim në ora 13:00 në sheshin e qytetit.  Ju ftoj të na bashkoheni në marshin e fitores!”, ka shkruar Bulliqi.

Ndryshe, qytetarët e Podujevës do të dalin në zgjedhje sërish këtë të diele, meqë asnjë prej kandidatëve nuk mori vota të mjaftueshme për të fituar në raundin e parë. Në balotazh do të përballen Ekrem Hyseni i LDK’së dhe Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes.

Pas numërimit të të gjitha votave të raundit të parë, i pari që prin me vota është Hyseni./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...