Kuvendi komunal i Prishtinës mban mbledhjen e fundit, Ahmeti i qeras me pije ata që s’u bënë asamblistë

PUBLIKUAR

Kuvendi komunal i Prishtinës e ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë mandat.

Me këtë rast, kryetari i komunës Shpend Ahmeti ka falënderuar të gjithë për punë dhe bashkëpunimin.,

Derisa tha se ata që nuk janë zgjedhur asamblistë do t’i qeras me nga një pije.

“Po dua me iu falënderuar secilin për krejt punën që e keni bë edhe kur nuk jemi pajtuar.

“…atyre që janë zgjedh prapë iu uroj sukses, atyre që nuk janë zgjedh ua qes ka një pije. Ka qenë mandat i paharrueshëm”.

Fillimisht Kuvendi ka miratuar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim një parcele ambasadës amerikane.

Ahmeti tha janë në diskutim me ambasadën qe një kohë të gjatë dhe se projekti është i gatshëm.

“Jemi në diskutime që një kohë më ambasadën amerikane, prona është private, koeficienti është 2.4 Projekti është i gatshëm ata kanë kërkuar që projektin me e lejuar Komuna e Prishtinës”.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...