Zemaj: Qeveria vazhdon ofendimin me lëmoshë ndaj mantelbardhëve

PUBLIKUAR

Ish ministri i Shëndetësisë, tashmë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pasi Qeveria ka miratuar ndarjen e mjeteve shtesë për dy muaj për punëtorët shëndetësorë.

Zemaj ka thënë se dinjitetit i matelbardhëve nuk shitet e as nuk blihet.

“Qeveria vazhdon ofendimin me lëmoshë ndaj mantelbardhëve, respektivisht heronjve të kohës, të cilët me vetëmohim po vazhdojnë luftën me armikun global Covid-19. Pra, kjo qeveri e dëshmoi edhe një herë mungesën e dijes dhe vullnetit për përkrahje të merituar të stafit shëndetësor në vend, duke vazhduar ofendimin me lëmosh të caktuar në emër të shtesës prej 10 për qind”, ka thënë Zemaj në reagimin e bërë në Facebook.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e mjeteve shtesë për dy muaj për punëtorët shëndetësorë.

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku para kabinetit qeveritar bëri propozimin e kësaj shtese.

“Propozim vendimi ka për qëllim ndarjen e mjeteve në vlerë prej 1 milion e 810 mijë euro në zbatim të masës 4.1 mbështetja e shëndetësisë në kuadër të pakos së Ringjalljes Ekonomike. Pagesën shtesë neto prej 10% të pagës bazë por jo më pak se 60 për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik, profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës”, tha Gexha-Bunjaku.

Pagesa shtesë për punëtorët shëndetësorë do të ndahet për muajt nëntor dhe dhjetorë 2021. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...