Murati nënshkruan marrëveshjet e financimit të Kuzhinave Popullore

PUBLIKUAR

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka nënshkruar marrëveshjet e mbështetjes financiare me përfaqësuesit e organizatave përfituese nga Masa 3.4 e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, përkatësisht Mbështetja e Kuzhinave Popullore.

Në kuadër të realizimit të masave konkrete të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, MFPT me anë të këtij bashkëpunimi ofron mbështetje financiare për organizatat jo-qeveritare/entitetet të cilat ofrojnë shërbime sociale për kategoritë e cenueshme të shoqërisë, përmes kuzhinave popullore.

Aktivitet të cilat financohen nga masa 3.4 qëllim kryesor kanë përkrahjen e vazhdimësisë së punës së kuzhinave popullore që mund të jenë ndikuar negativisht nga gjendja pandemike. Gjithashtu, vlen të theksohet se mjetet financiare do të shpenzohen për blerjen e produkteve bujqësore vendore, gjë që ndihmon prodhuesit vendorë.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me vizionin e Qeverisë, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave që kanë për synim mbështetjen e familjes, ngritjen e mirëqenies dhe qasjen më të lehtë në shërbime sociale për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...