Një lojtar i infektuar me koronavirus te Gjermania, katër të tjerë izolohen

PUBLIKUAR

Pesë futbollistë të Kombëtares së Gjermanisë janë futur në karantinë, pasi një prej tyre ka rezultuar i prekur nga COVID-19 në testet e kryera të hënën.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Gjermane, që përmes një postimi në Twitter ka dhënë lajmin se në prag të grumbullimit për ndeshjet e fundit të kualifikueseve për Kupën e Botës, situata nuk është e mirë.

Sipas mediave gjermane është Niclas Sule ai i cili ka rezultuar i infektuar, pavarësisht se i kishte bërë të dyja dozat e vaksinave. Mbrojtësi i Bayernit nuk ka shfaqur shenja, megjithatë menjëherë janë marrë të gjitha masat, për të shmangur mundësinë që infeksioni të përhapet.

Serge Gnabry, Jamal Musiala , Joshua Kimmich dhe Karim Adeyemi janë futbollistët të cilët konsiderohen si perosna kontakti të nivelit të parë dhe duhet të izolohen. Stafi teknik vendosi që stërvitja e së martës të mos zhvillohet në fushë, sipas programit, por në mënyrë individuale në ambeintet e hotelit.

Një situatë që i perish llogaritë e trajnerit Hansi Hlick, i cili duhet të rishikojë dhe një herë skuadre për ndeshjet me Lihtenshtejn dhe Amerninë, dy ndeshjet e fundit për kualifikueset e Kupës së Botës, megjithatë pancerat e kanë siguruar kualifikimin për në Katar 2022.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...