Ministri Murati ka një njoftim me rëndësi për ata që e kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë

PUBLIKUAR

Ministri i Punës, Financave dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është ekzekutuar pagesa për 7 mijë e 740 të punësuar të cilët kanë humbur punën gjatë pandemisë, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Murati ka bërë me dije se subvencioni sipas masës 1.1 është 300 euro, derisa sipas masave 1.2 dhe 1.3 është 150 euro.

“Sot është ekzekutuar pagesa për 5,740 të punësuar sipas masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të Pakos së Ringjalljes ekonomike.  Subvencioni sipas masës 1.1 është 300 euro (3×100), ndërsa sipas masave 1.2 dhe 1.3 është 150 euro (3×50).

Kurse subvencionimi për punëdhënësit për tri masat e punësimit (50% e pagës për 3 muaj për masat 1.1 dhe 1.3, dhe 10% e pagës për masën 1.2), është ekzekutuar për 1516 biznese në muajin e kaluar për punëtorët e deklaruar në periudhat tatimore korrik dhe gusht”, ka shkruar Murati./Express

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...