Martial, në listën e dëshirave të Juves

PUBLIKUAR

Gjiganti italian po planifikon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit dhe i ka në opsion disa emra

Juventusi është vënë në kërkim të një sulmuesi për pjesën e dytë të sezonit.

“Bianconeri” pritet të jenë aktiv në afatin kalimtar të janarit.

“Zonja e Vjetër” në fakt ia ka vënë syrin sulmuesit të Manchester Unitedit, Anthony Martial.

Sulmuesi francez është bërë objektivi kryesor i Bardhezinjve, raporton portali italian “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithashtu, gjiganti italian qe një kohë e kërkon edhe yllin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic.

Ndër të tjera, janë përmendur si opsione edhe emrat e sulmuesve si Mauro Icardi, Darwin Nunez, Alexandre Lacazette e Gianluca Scamacca. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...