Shaqir Totaj merr mbështetjen edhe të dy partive në Prizren

PUBLIKUAR

Pas mbështetjes nga Nisma Social Demokrate, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re e partive të tjera minoritare, sot kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka marrë përkrahjen edhe të dy partive të Ashkalive të Kosovës, dega në Prizren.

Gani Elshani, Kryetar i Degës së Partisë të Ashkalive për Integrim në Prizren dhe Hasan Godemi, Kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Ashkalive të Kosovës në Prizren, sot edhe zyrtarisht i kanë dhënë mbështetjen e tyre kryetarit Totaj.

Totaj ka thënë se ndryshimi për Prizrenin po vjen.

“Mbështetjen sot na konfirmuan edhe Gani Elshani nga Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) dhe Hasan Godemi nga Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK). Kështu edhe do të qeverisim – të bashkuar e pa dallime për të gjithë Prizrenin” tha ai.

 

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...