Kërkoheshin me urdhër të gjykatës, arrestohen dy persona në Mitrovicë

PUBLIKUAR

Stacioni Policor Jug Mitrovicë, ka realizuar ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Dy urdhëresa të tilla janë realizuar sot, njëra është bërë rreth orës 12:00,  në rrugën “Bislim Bajgora”, ki është ndaluar i dyshuari F.Xh.., 34 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, “ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr.45/2021, për veprën penale ,,Vjedhje e pyllit””, njofton policia.

“Kurse urdhëresa dytë është realizuar rreth orës 13:20, po ashtu në rrugën “Bislim Bajgora” ku është ndaluar i dyshuari B.C., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr.79/2021, për veprën penale ,,Vjedhje të shërbimeve publike’’”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës,  të  njëjtit pasi që dënimi ka qenë i zëvendësuar palët kanë paguar gjobat e përcaktuara me ligj”, përfundon njoftimi.

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...