Anglia me një mungesë të madhe kundër Shqipërisë

PUBLIKUAR

Anglia mund të ketë një mungesë të rëndësishme në sfidën ndaj Shqipërisë më 12 nëntor pasi mund trajneri Gareth Southgate mund të mos ketë në dispozicion mbrojtësin anësor Luke Shaw.

Manchester United ka dalë me një komunikatë ku ka bërë me dije se Shaw ka marrë një goditje në derbin e Mançesterit, dhe mund të humbasë dy sfidat e radhës me përfaqësuesen angleze pikërisht takimin ndaj kuqezinjve dhe duelin ndaj San Marinos sfida në të cilat tre luanët do të kenë mundësinë të sigurojnë kualifikimin direkt në Botërorin Katar 2022.

Shaw ka mbetur i dëmtuar pas një përplasjeje me mesfushorin spanjoll të Manchester Cityt, Rodri me mbrojtësin që provoi të qëndronte në fushë por në fund u zëvendësua nga Alex Telles.

Ai do t’u nënshtrohet të tjera analizave për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe me shumë gjasa do të mungojë ndaj Shqipërisë.

 

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...