MSH-ja nuk i jep qasje në dokumente, Dardan Molliqaj publikon letrat

PUBLIKUAR

Ministria e Shëndetësisë nuk i ka dhënë qasje PSD’së në disa dokumente që lidhen me lirimin e masave Anti-COVID gjatë kohës kur vendi regjistronte një numër të madh të rasteve të infektuara, përkundër që kanë kaluar 53 ditë nga parashtrimi i kërkesës. Kryetari i PSD’së ka publikuar disa letra të cilat tregojnë kërkesat që kanë parashtruar.

Kreu i PSD’së, Dardan Molliqaj përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka treguar se Ministria e Shëndetësisë nuk i ka dhënë qasje në disa dokumente publike, përkundër kërkesës që u është parashtruar që 53 ditë, raporton Gazeta Express.

Molliqaj ka publikuar kërkesat që ia ka parashtruar kësaj ministrie, derisa ka thënë se institucionet që qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje janë të mbyllura sepse mënyrë funksionimi e kanë dyshimin dhe shohin rrezik gjithandej.

Ai po ashtu ka treguar se kanë kaluar 33 ditës prej se kanë dorëzuar në Komisionin për Peticione plotësimet e kërkuara nga KQZ lidhur me Peticionin për Faljen e Gjobave të Pandemisë, e që ende nuk kanë marrë përgjigje.

“Ligji për Qasje në Dokumente Publike detyron Ministrinë e Shëndetësisë që një gjë të tillë ta bëjnë brenda një afati 7 ditor. Ata patjetër se janë në shkelje të ligjit. Por, mungesa e transparencës është simptoma e parë për një problem që po zihet brenda. Paaftësinë dhe paranojën nuk po e fshehin dot. Se çfarë po ruhet nga fshehja e informacionit do ta ndjekim deri në fund”, ka shkruar ai.

Shkrimi i tij i plotë:

Bunker – Qeveri

Paaftësi dhe paranojë. Ky është kombinim fatal. Institucionet që qeverisen nga VV janë të mbyllura sepse mënyrë funksionimi e kanë dyshimin dhe shohin rrezik gjithandej. Por, jo rrallë gjërat mbesin pezull nga mungesa e kompetencës.

Paranoja sjell bunkerizim, paaftësia pezullim e mungesë pune. Qeveria dhe Kuvendi janë të bunkerizuara, por edhe tejet të ngathta. Ja shembujt konkret:

1. Kanë kaluar 53 ditë ç’prej se kemi dorëzuar kërkesën për çasje në dokumentet publike në Ministrinë e Shëndetësisë. Vendimi i dates 12 gusht për lirim të masave të pandemisë në vlugun e infektimeve duhet të zbardhet. Për këtë duhet ta dimë rekomandimin e IKShP-së. Ministria po hesht.

2. Kanë kaluar 33 ditë prej se i kemi dorëzuar në Komisionin për Peticione plotësimet e kërkuara nga KQZ lidhur me Peticionin për Faljen e Gjobave të Pandemisë. Edhe këtu asnjë përgjigje.

Ligji për Qasje në Dokumente Publike detyron Ministrinë e Shëndetësisë që një gjë të tillë ta bëjnë brenda një afati 7 ditor. Ata patjetër se janë në shkelje të ligjit. Por, mungesa e transparencës është simptoma e parë për një problem që po zihet brenda. Paaftësinë dhe paranojën nuk po e fshehin dot. Se çfarë po ruhet nga fshehja e informacionit do ta ndjekim deri në fund.

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...