Lipjanasit vazhdojnë me befasi, mposhtë Drenicën në udhëtim

PUBLIKUAR

Ulpiana vazhdon me fitore në BKT Superligën e Kosovës, teksa ka marrë tri pikë të arta në udhëtim te Drenica.

 

Skuadra lipjanase pas triumfit javën e kaluar ndaj Ballkanit, sot ka mposhtur Drenicën me rezultat 0-1.

 

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet, ku 45 minutat e para përfunduan me rezultat të pastër 0-0.

 

Pjesën e dytë Drenica e shtoi trysninë në sulm, derisa Ulpiana kërkonte golin nga kundërsulmi.

 

Mysafirët edhe e arritën atë që donin, pasi në minutën e 85-të shënuan për 0-1.

Egzon Qerimi asistoi për mrekulli për kapitenin Marcelei Santos i cili me kokë shënoi golin e fitores.

Drenica tentoi të rikthehej në lojë, por që tentimet e tyre ishin të pa suksesshme dhe Ulpiana mori tri pikë të mëdha.

Me këtë fitore, Ulpiana ngritët në vendin e shtatë në tabelë me 16 pikë, derisa Drenica mbetet e katërta me 20 pikë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...