Pajtohet përfundimisht Donaldi dhe Bora, kjo e fundit poston foton

PUBLIKUAR

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë pajtuar përfundimisht, shkruan Express.

Mbrëmë në emisionin Big Brother VIP, është rikthyer sërish vëmendja te historia e dashurisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.

Ishte Donaldi, ai që tregoi se dje kishin përvjetorin e njohjes.

“Sot para tri vitesh, me datë 5, unë jam lidhur me Borën”, tha Donaldi.

E për këtë përvjetor, ai zgjedhi t’ia bëjë edhe një dhuratë me mundësitë që kishte.

Ai e hoqi zingjirin që e mbante në qafë që prej fillimi dhe e futi në një kuti të çokallatave dhe e gjuajti përtej murit, në mënyrë që ta merrte Bora. Ai i dërgoi edhe një puthje përmes ekranit.

Se i ka pranuar këto dhurata ka treguar vetë Bora, përmes një postimi në Instagram.

Ajo ndau një fotografi me varësen varur në qafë dhe pakon me çokollata teksa po ha një.

“Fundjave te embel 🙈”, ishte mbishkrimi që i vuri ajo kësaj fotoje. /Gazeta Express

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...