Giroud kërkon fitore kundër Interit për tifozët, shpreson të debutojë me gol

PUBLIKUAR

Derbi mes Milan dhe Interi do të luhet ditën e dielën, në “San Siro”, ora 20:45. Për këtë ndeshje në një intervistë për “Sportmediaset”, ka folur edhe sulmuesi Oliver Giroud.

Sulmuesi francez do të luajë derbin e parë në Milano, i cili shprehet që është shumë i lumtur që do përjetojë emocionet e derbit si lojtarë në fushën e lojës.

Ai ende nuk dihet nëse do të jetë titullar, meqë tashmë është i gatshëm edhe sulmuesi, Zlatan Ibrahimovic.

“Një emocion i veçantë, një ndeshje për të fituar për tifozët tanë . Personalisht jam i lumtur që e luaj për herë të parë. Shpresoj në fitore, e cila do të ishte gjëja më e rëndësishme”, u shpreh Giroud.

“Nëse do shënoj, do të jem i lumtur , veçanërisht sepse do të jemi në stadiumin tonë, edhe nëse shënon dikush tjetër përsëri jam i lumtur, nëse arrijmë të fitojmë”.

35-vjecari ka bërë deri më tani 11 paraqitje për Milanin, ka shënuar katër gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...