Adele shihet për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar me të dashurin e ri Rich Paul

PUBLIKUAR

Adele dhe i dashuri i saj Rich Paul janë parë në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë së bashku që kur e bënë publike lidhjen në fillim të këtij viti.

Këngëtarja, 33 vjeçe, dhe partneri i saj agjent sportiv, 39 vjeç, kanë jetuar në Los Angeles muajt e fundit – megjithatë dukej se ai kishte udhëtuar për ta mbështetur atë përpara shfaqjes së saj në Palladium të Londrës që do të mbahet javën e ardhshme.

Të mërkurën në mbrëmje, çifti u pa duke u larguar nga restoranti kinez “Kai” në Mayfair të Londrës pasi kishin shijuar darkën, të shoqëruar nga disa pjesëtarë të stafit të këngëtares, shkruan DailyMail.

Adele dukej elegante e veshur me një xhaketë sportive të zezë të kombinuar me një palë pantallona të gjera dhe një palë atlete bardh e zi.

Interpretuesja e hitit “Easy On Me” i la flokët e saj bionde në valë të lirshme dhe zgjodhi një makijazh të lehtë, ndërsa një pjesë e fytyrës së saj ishte e mbuluar me një maskë.

Adele mund të shihej duke mbajtur atë që dukej si një shishe me dezinfektues duarsh teksa doli nga restoranti së bashku me ekipin e saj të sigurisë.

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...